Dafina Zeqiri ka qenë padyshim një nga artistet më aktive në muzikë këto kohë. Këngëtarja ka realizuar një sërë këngësh dhe një pjesë prej tyre janë në radhë për t’u publikuar.
Së fundmi, Kida ka publikuar disa foto të saj dhe të gjithëve ju ka rënë në sy një koment i Dafina Zeqirit. Ajo ka komentuar një pjesë nga teksti i këngës së Kidës, “Drunk”.
“Baby kur jom drunk & kyqen dhez”, ka komentuar Zeqiri.
“A pe knojmë kongën që i prek”, ja ka kthyer Kida dhe kaq ka mjaftuar që fansat të binden se dy vajzat po sjellin duetin e parë mes tyre.

