SHOWBIZ

Dafina Zeqiri “shpërthen” e revoltuar: Ku na humbi respekti?

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka reaguar e revoltuar në rrjetet sociale, në lidhje me një ngjarje të ndodhur në Tiranë.

Teksa ka ripostuar ngjarjen në rrjetin social Instagram, Dafina ka shkruar:

“Pse gjithë ky agresivitet? Pse kaq nervoz për çfarë arsye? Ku na humbi respekti dhe mirëkuptimi për njëri-tjetrin? Çfarë po na ndodh?”

Për çfarë ngjarje bëhet fjalë?

Një qytetari i është rrezikuar jeta nga një grua, e cila nuk ndaloi në vijat e bardha. Ajo e ka përplasur, por lehtë fatmirësisht. Por nuk ka mjaftuar kjo. Burri është inatosur dhe i është kthyer gruas që e përplasi por kjo e fundit nuk e ka duruar dot këtë dhe ka dalë nga makina dhe e ka goditur.

Ai përpiqet t’i thojë që nuk ka asnjë faj, pasi është në vijat e bardha, por gruaja nuk e ndal dhunën. “Joq” raporton se ngjarja ka ndodhur në Kamëz.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top