SHOWBIZ

Dafina Zeqiri shpërthen në lot pas abuzimit së 11-vjeçares në Kosovë

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka reaguar për ngjarjen e rëndë që i ndodhi një 11-vjeçareje në Kosovë, e cila u mbaj prej 7 orësh nga disa persona.

E mitura u abuzua nga 5 burra. Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht, nga ora 17:30 deri në 00:30.

Kujtojmë që e mitura u ndalua në park në Prishtinë nga tre prej abuzuesëve. Dy prej tyre e dhunuan ndërsa i treti e mori në makinë me të tjerët dhe e dërguan në një vend pa njerëz, për të abuzuar sërish.

Nga ana tjetër, një protestë do të zhvillohet më 31 gusht, ora 12:00 tek “Zahir Pajaziti”.

Gjithashtu, ajo ka publikuar edhe foton e njërit prej të dyshuarve për përdhunim, Ekrem Rexhepit.

“Kjo duhet të ndryshojë tani! Emrat duhen me u bo publike. Përgjithmonë! Një shenj pëer ton jetën me ja lon përdhunuesve!”

“Unë mendoj që duhet mi dënu përdhunuesit njësoj si vrasësit. Minimumi 15 vite! Mendimi jem! Çfarë dallimi kanë? Tregom”? – shkruan Dafina.

Artistja ka publikuar edhe një video në TikTok ku shfaqet duke qarë dhe dëgjohet teksa thotë: “Po bëhem nervoz. Këto janë çështje shumë serioze”, thotë ajo teksa shton se nuk e ka pritur që njerëzit të paragjykojnë ngjarjen.

“Kini kujdes. Ne jemi njerëz me ndjenja dhe të drejta. Mund të isha unë? Ti? Motra jote? Mamaja jote!”- shkruan mbi video këngëtarja e përlotur.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top