Këngëtarja Dhurata Dora është njëra ndër këngëtaret më të njohura në vend.
Së fundmi po përflitet për një projekt të ri në bashkëpunim më një artist me famë botërore, fansat janë të bindur që Dhurata dhe “Dj Snake” po sjellin një bashkëpunim.
Shkak është bërë një foto që “Soolking” ka postuar me artistin me famë botërore në Instagram, ku Dhurata ka lënë një koment, duke shkruar “the best” ose ndryshe, më të mirët.
Së fundmi Dhurata ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram përmes Instastoryt, dhe ajo video ka qenë e mjaftueshme që të lindin dyshimet që dyshja do të kenë një bashkëpunim.
