SHOWBIZ

Dhurata Dora publikon videon më të ëmbël me Poem Blu.

Dhurata Dora ka krijuar një lidhje shumë të ngushtë me Poem Blu, edhe pse ajo është ende shumë e vogël. Mami Sara na ka treguar më herët se Poem është afeksionuar aq shumë me Dhuratën, sa e zë gjumi menjëherë kur ajo i këndon një këngë.

Ajo postoi disa kohë më parë në rrjete sociale një foto, në të cilën Poem shihej duke fjetur dhe përkrah shkroi: “Poem Blu fle më mirë kur Dhurata Dora këndon për të”.

Ndërkohë sot ka qenë Dhurata ajo që ka publikuar një nga videot më të bukura që kemi parë deri më tani me Poemën. Këngëtarja ka postuar në Instagram një video, ku shihet duke mbajtur në dorë vogëlushen e Ledrit e Sarës dhe duke luajtur me të. Siç duket e vogla e ka shijuar shumë këtë moment përkëdhelie, teksa shfaqet duke qeshur me Dhuratën. Këngëtarja nuk ka mundur ta mbajë vetëm për vete këtë çast kaq të bukur dhe menjëherë e ka ndarë me ndjekësit, duke treguar se është kënaqur shumë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top