Uncategorized

Direkt nga studioja! Mozzik publikon këngën e re.

Mozzik ka ndarë në Instagram me ndjekësit e tij një këngë të re, të freskët fare. Kënga nuk është realizuar as me videoklip e as nuk është publikuar në ndonjë platformë, sepse është kapur direkt nga studioja. Ky projekt i ri muzikor i reperit mban titullin “Dikush i ka fajet” dhe nuk mund të ishte më aktual se kaq.

Pak javë para zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, Mozzik ka publikuar këtë këngë që flet për udhëkryqin në të cilin ndodhen të rinjtë, të vazhdojnë të besojnë më apo jo tek politika.

“E kanë fitu me luftë, po dojn me e hup me laps/ Gjendja në Kosovë o shumë kolaps/ Secili i kemi fajet ka pak/ Po bjen shi, amo dielli del prapë/ Dikush i ka fajet amo kush s’pe di/ Se di a e kemi na a këta në qeveri”, shprehet Mozzik në këngën e tij.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top