Fjolla Morina vazhdon të tërheq vëmendje në rrjetet sociale. Këngëtarja disa ditë më parë u kthye në kryefjalë të mediave rozë, pasi publikoi disa foto romantike, duke lënë të kuptohet se është në një romancë të re.
Mirëpo së fundmi, një status i saj në Instagram ka trazuar sërish ujëra.
Mirë ka thënë Isak Njuton ‘sa më shumë që e shtrëngon, aq më shumë kërcet…Më burra se gratë s’ka”,”-shkroi Fjolla në Instagram.


Teksa u shpreh se është pafund e lumtur me të dashurin e ri, ky postim i Morinës ka ngjallur dyshime për një prishje të marrëdhënies së saj me partnerin e ri.
Ndonëse në mënyrë të përgjithësuar, Fjolla ka thumbuar të gjithë meshkujt, duke nënkuptuar se sot s’ka burra të vërtetë.
