SHOWBIZ

DJ Geek i shpreh publikisht një dëshirë Dafinës.

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan disa ditë më parë atë që të gjithë fansat po prisnin prej kohësh, ribashkimin e tyre. Dafina postoi në Instagram disa foto të saj, të shkëputura nga videoklipi i fundit që ka realizuar me Ylli Limanin. Në foto ajo shfaqej e veshur me një kostum të bardhë dhe përkrah tyre shkruante: “Ti je ai që më plotëson”.

Por, jo vetëm kaq. Dafina e ka kaluar mbrëmjen e ndërrimit të viteve në shtëpinë e Geek me të afërmit e tij. Ishte Dj i mirënjohur ai që ndau video nga mbrëmja e tyre festive ku ra në sy edhe pjesëmarrja e këngëtares.

Ata nuk i fshehin më komentet e ëmbla për njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Së fundmi, Dafina ka publikuar disa foto nga xhirimet e këngës “Mos shko”, duke shkruar “Nëse do shprehje 4 dëshira, çfarë do ishin?”

Dhe e dini çfarë dëshire shprehu DJ Geek? “Ty këtu tani!”-ka shkruar ai duke lënë të kuptohet se momentalisht nuk ishin bashkë.

 Dafina i ka komentuar me disa emoji duke ikur me vrap!

Para disa muajsh dyshja i habitën të gjithë pasi konfirmuan publikisht se ishin ndarë, pak kohë pasi kishin nisur lidhjen e tyre.Dafina u shpreh se ishte e detyruar të zgjidhte mes të dashurit dhe punës, ndaj ajo zgjodhi këtë të fundit. Mirëpo kjo ndarje nuk zgjati shumë dhe tani ata janë shumë të lumtur bashkë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top