Pak ditë më parë bëri xhiron e rrjetit një koment i Dj Snake, i cili i komentoi Marina Vjollcës një emoji, që nëse do e deshifronim në fjalë, kjo do të thotë se moderatorja ka qëlluar në shenjë me fotot, ç’ka do të thotë se atij i kanë pëlqyer shumë.

Por, nuk e la me kaq. Disa ditë më pas ai i komentoi sërish moderatores dhe ne filluam të mendojmë se ai me të vërtetë është fiksuar pas saj.

Mirëpo, tani po fillojmë të mendojmë se atij i pëlqejnë femrat shqiptare. Dj me famë botërore së fundmi i ka komentuar Lei Krajas.
Bukuroshja zeshkane ka postuar një video nga emisioni i saj “Sport Time”, ku duket si gjithnjë shumë seksi, teksa kjo video i ka rënë sy edhe artistit ndërkombëtar, që i ka dërguar të njëjtin emoji që i dërgoi Marinës.

Interesant është fakti se duket se Snake i pëlqejnë moderatoret.
