Don Xhoni, “djali talent i karantinës”, arriti të rrëmbejë zemrat e publikut shqiptar.
Ai nisi të bëjë muzikë rep dhe këngët e tij jo vetëm që thyen rekorde në Youtube, por u kthyen në hite që dëgjohen kudo.
Tashmë, i riu është një ndër reperët më të kërkuar e të ndjekur dhe sigurisht, ndër ata që paguhen më së miri.
Si duket reperi ka vendosur të ndërmarrë një hap tjetër në karrierë duke u larguar nga “Gjoni Black Ent.”. Edhe pse mendja na shkon direkt tek një konflikt, duket se largimi ka qenë paqësor dhe pa hatërmbetje nga të dyja palët. Reperi i ka falenderuar duke ju dedikuar atyre suksesin e tij në muzikë deri më tani.


