SHOWBIZ

Don Xhoni dhe Kida shfaqen të afërt me njëri-tjetrin.

Pas fresstyle-t të tij në emisionin e Meriton Mjekiqit, Don Xhoni u kthye në yllin e TikTok-ut. Freestyle i reperit u bë viral në TikTok dhe muzika e tij po përdoret nga e gjithë bota për realizimin e videove me kërcimin karakteristikë për këtë këngë. Edhe në “Youtube”, “Make a pose” ka tejkaluar mbi 13 milionë klikime dhe mijëra komente.

Teksa freestyle vazhdon të jetë trend në TikTok, Don Xhoni ka vendosur të sjellë versionin e tij me një nga këngëtaret “on top” të momentit. Reperi ka publikuar në Instagram-in e tij një video duke kërcyer me Kidën nën ritmin e këngës së tij. Kjo është hera e parë që dy reperët shfaqen bashkë në rrjete sociale dhe për më tepër kaq të afërt me njëri-tjetrin.

Po ashtu edhe Kida ka publikuar një video me Don Xhonin me “Make a pose” dhe këto momente të tyre kanë tërhequr jo pak vëmendjen e fansave. Sa herë që dy kolegë shfaqen me njëri-tjetrin në rrjete sociale, gjithmonë vjen pas një bashkëpunim mes tyre, ndaj fansat e dyshes nuk kanë faj që mendojnë diçka të tillë. Ndërkohë nga Kida dhe Don Xhonin nuk ka asnjë detaj, por ne dyshojmë se diçka po zihet mes tyre, duke qenë se janë dhe ndër artistët më të kërkuar të momentit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top