Don Xhoni, “djali talent i karantinës”, arriti shumë shpejt të rrëmbejë zemrat e publikut shqiptar.
Ai nisi të bëjë muzikë rep dhe këngët e tij jo vetëm që thyen rekorde në Youtube, por u kthyen në hite që dëgjohen në çdo club.
Tashmë, i riu ëshë një ndër reperët më të kërkuar e të ndjekur dhe sigurisht, ndër ata që paguhen mirë.
Përveçse ka llastuar veten me makina luksoze e pushime, Don Xhoni ka menduar gjithashtu për dy njerëzit më të rëndësishëm në jetën e tij, prindërit.
Pasi ka punuar disa vite, ai ia ka shpërblyer mundin me të cilin prindërit e kanë rritur. Reperi i ka dhuruar të ëmës dhe të atit një vilë të re, teksa shprehet i lumtur për veprimin e tij.
“Ç’ka më duhet më shumë në jetë sesa kur i shoh kta dy tu qesh e kaq krenar me djalin e vet. Ju dua, e gzofshi vilën.”- ka shkruar Don Xhoni krahas fotos së prindërve të tij.

