Reperi Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, është ndaluar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Kosovës. Raportohet se reperit i është gjetur një armë pa leje, tip pistoletë dhe se ai është ndaluar në autostradë nga Policia.


Kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni ka probleme me Policinë e Kosovës. Vetëm gjatë këtij viti ai disa herë është ndaluar për armëmbajtje pa leje.
Rasti më i fundi është ai i qershorit, ku reperit iu sekuestrua nga Policia një armë dhe gjashtë fishekë.
Don Xhoni bëri reagimin e tij pas ndalimit nga policia e Kosovës. Nga një live në Instagram, reperi tha:
“Gjithçka është në rregull, nën kontroll, gjithçka është stabile, respekte për Policinë e Kosovës dhe sjelljen e tyre”.
