Disajneri i njohur,Valdrin Sahiti mbrëmë prezantoi koleksionin e tij më të ri. Tashmë ai ka arritur të veshë disa nga yjet më të mëdhenj botërorë,ndër to dhe Beyonce, duke vendosur emrin e vet në fushën e modës.
Shumë vipa shqiptarë kanë bërë parakalimin në event dhe kanë shkëlqyer me fustanet magjepsës.
Në festën e organizuar, fansat nuk mund të rrinë pa vënë re disa detaje ku aty janë të ftuar Bora Zemani dhe Donald Veshaj.
Ata janë parë dhe filmuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit.Bora u shfaq e veshur me një fustan nga koleksioni i ri i stilistit dhe mori vëmendjen e të gjithëve teksa sfiloi në tapetin e kuq.
Pas sfiladës, dyshja u pa së bashku nën shoqërinë e disa miqve të tjerë.

