SHOWBIZ

Drake dhe Ed Sheeran së shpejti në Shqipëri

Alesio Aliaj ka qenë i ftuar sot në programin “Pushime On Top”, ku ka folur për një koncert që ka në plan të bëjë në Shqipëri. Në një intervistë për moderatorin Flori Gjini, menaxheri i njohur ka thënë se ka në plan që të sjellë në Shqipëri këngëtarët e njohur botërorë, Ed Sheeran dhe reperin Drake.

“Kompania ime ka akses tek këta dy artistë prandaj kam qejf t’i sjell në Shqipëri. Dhe ju e dini që unë e mbaj fjalën”, është shprehur Alesio.

I pyetur nëse ka ndonjë artist shqiptar me të cilin nuk do donte të bashkëpunonte, ai është shprehur se ka shumë. Ndërsa përsa i përket debatit që pati dikur me këngëtaren Nora Istrefi, Alesio tha se deklaratat e tij ishin 150 mijë përqind të vërteta dhe se gënjeshtra nuk ka thënë kurrë.

“Qëkur kam ardhur në Shqipëri deklarata ime e parë ka qenë nëse s’më njeh mos më gjyko, por gënjeshtra s’kam thënë kurrë”, u shpreh ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top