SHOWBIZ

Drake i vë syrin Kim Kardashian.

Në 19 shkurt Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së tyre prej një dekade. Ndërkohë mediat rozë kanë zbuluar arsyen e ndarjes së çiftit të famshëm përmes letrave të divorcit.

Kim Kardashian ka cituar në kerkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë “diferencat e papajtueshme”. Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestarinë për 4 fëmijët e saj, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeçe dhe Psalm 1 vjeç.

Ndërkohë prej kohësh në rrjet po aludohet se Drake po shpreson të nisë një romancë me Kim Kardashian pasi të finalizojë divorcin me bashkëshortin e saj, Kanye West.

“Reperi kanadez, 34 vjeçar, filloi t’i dërgonte mesazhe nënës së katër fëmijëve në momentin kur dëgjoi se është duke i dhënë fund romancës shtatëvjeçare me reperin amerikan”, tha një burim i sigurt.

Së fundmi një burim tjetër ka rrëfyer për revistën “Heat” se Drake e ka parë ndarjen e Kim si një mundësi për t’u afruar me të.

“Drake nuk mund ta kuptonte kurrë atë që Kim pa në Kanye – ai po thoshte për vite me radhë se ai nuk ishte mashkulli i duhur për të dhe se gjithçka do të mbaronte me lot. Ai ishte i befasuar që iu desh shumë kohë për ta kuptuar dhe filloi t’i dërgonte asaj në momentin që u bë e qartë se divorci ishte i pashmangshëm. Ai është gati ta shohë sa herë që ajo e thotë fjalën, në thelb, dhe ai është i bindur që kjo do të ndodhë shumë shpejt. Kim është e kujdesshme në lidhje me përfshirjen me dikë tjetër shumë shpejt para se të zgjidhet divorci”, tha burimi.

Kujtojmë se Drake ngacmoi yllin e “Keeping Up With the Kardashians” edhe në vitin 2018.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top