SHOWBIZ

Dua Lipa angazhohet edhe në zgjedhjet e Kosovës, thirrja që u bëri shqiptarëve!

Dua Lipa ka treguar se ka qenë gjithnjë shumë e dhënë pas çështjeve aktuale që ndodhin në botë, madje edhe në politikë. Ajo u përfshi shumë në zgjedhjet elektorale që u zhvilluan në SHBA, duke shprehur publikisht mbështetjen për Joe Biden, i cili konkurronte përballë Donald Trump.

Madje,në atë kohë këngëtarja i është drejtuar me një mesazh gjithë komunitetit shqiptar në Amerikë dhe ka treguar arsyen kryesore përse ata duhet të votojnë Biden.

Megjithatë, e ka treguar gjithnjë sa e lidhur është me vendin e saj, e sigurisht s’mund të rrinte në heshtje për zgjedhjet që do mbahen në Kosovë më 16 shkurt. Dua u ka kërkuar shqiptarëve të Kosovës që jetojnë jashtë të votojnë, duke iu rikujtuar se sa e rëndësishme është vota e tyre.

Ishte babai i saj, Dukagjin Lipa, ai i cili përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se e ka kryer detyrën e tij qytetare me anë të postës, teksa ka inkurajuar të gjithë që të votojnë. Postimin e tij e ka rishpërndarë në Instastory edhe Dua, e cila i është bashkuar thirrjes për t’i ndërgjegjësuar njerëzit për vlerën e votës.

“Bëj që zëri yt të dëgjohet!Ti mund të votosh nga kudo ndodhesh!”-shkruhet në postimin e shpërndarë prej saj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top