SHOWBIZ

Dua Lipa dhe Rita Ora reagojnë ashpër për protestuesit në SHBA: “Terroristë!”

Ditën e djeshme SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Protestuesit thyen kordonin policor dhe shkatërruan çdo gjë që i doli përpara, duke u futur edhe brenda ndërtesë së Kapitolit.

Gjithashtu nga hetimet janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese që pretendohej të hidheshin në drejtim të Kapitolit. Gjatë trazirave të djeshme 4 persona mbetën të vdekur si dhe shumë të tjerë u plagosën për shkak të dhunës.

Padyshim kjo protestë u dënua nga shumë personazhe publike, që nuk e justifikonin dot atë çka po ndodhte, teksa bënë thirrje që protestuesit të tërhiqeshin.

Të ashpra në reagim ishin dy artistet shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe Rita Ora, të cilat të dyja i kanë quajtur protestuesit “terroristë”.

Ishte Dua e para, ajo e cila teksa ndau dy ditë më parë një foto në Instastory, i quajti terroristë protestuesit që kanë shkaktuar trazira, duke u lënduar një numër personash, madje edhe policinë.

Ajo ndau një postim ku shkruhej “Quajini ashtu siç janë: terroristë”, teksa kishte nënvizuar me të kuqe fjalën terroristë. Në fakt Dua ka treguar prej kohësh se është kundër Trump. Shpesh ajo ka postuar në rrjetet sociale statuse ironizuese kundër ish-presidentit të SHBA, teksa gjatë zgjidhjeve ishte një mbështetëse e flaktë e Biden.

Njësoj ka vepruar ditën e djeshme edhe Rita Ora. 30-vjeçarja rishpërndau në Instastory një shkrim ku citohej fjalia: “Mjaft i quajtët protestues, ata janë terroristë”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top