SHOWBIZ

Dua Lipa fiton 2 çmimet e mëdha në “Brit Awards”.

Nuk ka më dyshim se Dua Lipa është një nga emrat më të mëdhenj të industrisë muzikore në gjithë botën! Mbrëmjen e djeshme ajo i ka vënë vulën suksesit me 2 çmime të fituara në “Brit Awards”. Këngëtarja me origjinë shqiptare ishte nominuar në tre kategori dhe prej tyre arriti të rrëmbente çmimet “Këngëtarja më e mirë” dhe “Albumi më i mirë” për albumin e saj “Future Nostalgia”.

Dua u shpreh shumë e lumtur për çmimet e fituara dhe falenderoi të gjithë bashkëpuntorët e saj teksa u ngjit në skenë për të marrë kupën e saj të fitores.

“Dua të them falemindeit cdokujt sepse ky album më ka mësuar shumë, besim, fuqi dhe kurajo. Më ka dhënë shumë dashuri dhe miqësi dhe jam shumë mirënjohëse për të gjithë njerëzit që krijuan këtë album”, u shpreh Dua pasi fitoi çmimin “Albumi më i mirë”.

Përveçse fitoi çmimet e rëndësishm, Dua Lipa hapi mbrëmjen me një performancë elektrizuese të disa prej hiteve të saj më të njohur nga “Future Nostalgia”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top