Këngëtarja shqiptare Dua Lipa e ka treguar gjithmonë me krenari në mbarë botën origjinën e saj.
25-vjeçarja super e talentuar na ka bërë të gjithëve krenarë me sukseset e saj dhe faktin që s’e harron kurrë origjinën.
Ashtu edhe sot, Dua nuk e ka harruar ditën e shënuar të 28 Nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë, duke ia bërë zemrat mal shqiptarëve me një foto të publikuar në Instagram.
Dua ka postuar një foto ku shfaqet duke valëvitur në krahë flamurin kuq e zi, ndërsa krahas saj ka shkruar në shqip:
“28 Nëntori!!!Dita e Flamurit!!!Krenare që jam shqiptare!Gëzuar ditën e pavarësisë!”

Kjo foto ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga fansat dhe shqiptarët në mbarë botën.
