SHOWBIZ

Dua Lipa mbërrin në Tiranë!

Dua Lipa, ka mbërritur në Tiranë pa bërë asnjë njoftim në rrjete sociale.

Qytetarët e kanë parë këngëtaren së bashku me të dashurin e saj, Anwar Hadid, teksa lëviznin në ambiente të ndryshme të qendrës tregtare “Toptani”.

Madje, në llogarinë e saj në Instagram, Dua ndau me fansat një foto që linte shumë vend për të dyshuar, pasi emojit e vendosura ishin ato që shqiptarët bëjnë me dy duar për simbolin e shqiponjës dykrenare.

Këto zëra i ka konfirmuar kryeministri Rama, i cili ka ndarë në llogarinë e tij në Instagramm një foto me Duan, teksa shkruan:

“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.

Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike”.

Po ashtu, Dua dhe familja e saj kanë takuar kryebashkiakun Veliaj, i cili i dhuroi asaj një targë simbolike “Dua 100”, kapelen e gruas ‘tironse’, si dhe diskun muzikor me këngë popullore të Shqipërisë së mesme, realizuar në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, “Tirana 100”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top