SHOWBIZ

Dua Lipa në revistën më të njohur të modës.

Artistja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka nisur vitin 2021 me një set fotosh të realizuara për revistën ‘Vogue’ versioni britanik. Ylli me origjinë nga Kosova ka mahnitur me stilin e ri të flokëve, ndërsa është shfaqur në kopertinë të revistës për muajin janar.

Kjo është bërë e ditur nga vet Dua, e cila ka ndarë disa postime në rrjete sociale dhe ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët që ndihmuan në këtë.

“Duke filluar vitin 2021 si një kameleon i vërtetë që jam. Faleminderit Edward Enninful. Unë kurrë nuk do ta harroj të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë karrierës time dhe që më dhuruat kopertinën time të dytë për ‘British Vogue’. Kjo ishte një ëndërr e tillë që u bë realitet dhe ndihem me fat që kam punuar me disa legjenda të vërteta në këtë”, ka thënë ajo.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top