Këngëtarja shqiptare me famë botërore , Dua Lipa prej kohësh ka pushtuar kopertinat e revistave prestigjioze.
Tanimë mund ta shihni Duan dhe një një revistë shqiptare pasi ka dhënë së fundmi një rrëfim për “Global Woman”.
Këtë lajm e ka bërë me dije kryeredaktorja e revistës, përmes një postimi në rrjete sociale.
“Sot është padiskutim një ndër divat ndërkombëtare të muzikës botërore dhe ne s’mund të jemi më krenar që Dua Lipa vjen në Global Woman!”, ka shkruar ajo.
Dua shfaqet në kopertinën e revistës veshur e gjitha me të kuqe dhe si gjithmonë duket bukur dhe e kuruar deri në detaje.

