SHOWBIZ

Dua Lipa përgëzon Nora Gjakovën para miliona ndjekëseve.

Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke shkruar kështu historinë për Kosovën, pasi është e dyta brenda garimit në këto Lojëra Olimpike që po mbahen në Tokio.
Në finale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierën e saj prej një xhudisteje. Suksesit të saj i janë gëzuar emra të shumtë, ndër ta edhe artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa.
Ajo shpërndau në InstaStory postimin e Kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj, ku krenohej me medaljen e dytë olimpike që Kosova fitoi në edicionin e sivjetmë të Lojërave Olimpike.

“Një tjetër medalje ari për Kosovën! Bravo Nora Gjakova”, ka shkruar Dua Lipa në mbishkrimin e postimit të saj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top