SHOWBIZ

Dua Lipa shtatzënë për herë të parë? Postimi i saj “çmend” gjithë fansat.

Dua Lipa ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike orët e fundit për shkak të një aludimi të fansave të saj se ajo mund të jetë shtatzënë. Këngëtarja publikoi në rrjete sociale dy foto nga pushimet e saj në Meksikë, në të cilat shihej e veshur me një fustan jeshil. Në fakt dyshimet për shtatzëni nuk lindën nga ndryshimet në trupin e saj, siç ndodh zakonisht, por nga përshkrimi që ajo bëri poshtë fotove.

Oh zot një bebe”, ka komentuar dikush. Ndërsa një tjetër ka komentuar, “Ajo është shtatzënë” dhe një ndjekës ja ka pasuar: “Të njëjtën gjë po mendoja dhe unë”.

Mirëpo pas këtyre komenteve Dua duket se është penduar dhe i ka fshirë menjëherë të gjitha figurat duke e lënë foton e saj pa asnjë përshkrim. Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë këngëtaren drejt këtij veprimi, por kjo gjë po i shton akoma më shumë dyshimet e fansave të saj për një shtatzëni të mundshme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top