SHOWBIZ

Dua Lipa tregon për revisten e njohur se cila është shprehja më e përdorur në shqip në shtëpinë e saj.

Ylli me famë botërore, Dua Lipa ka arritur të ketë një sukses të jashtëzakonshëm.Tashmë ajo ndodhet në turneun botëror “Future Nostalgia”, ku po mban koncertet e saj një pas një.

Mirëpo, së fundmi, Dua ka qenë pjesë e intervistës së famshme të “Vogue”, konkretisht në rubrikën “73 pyetje me Dua Lipën”.

Këngëtarja ka bërë një mori deklaratash gjatë pyetjeve. Ajo ka folur për familjen e saj, jetën personale dhe atë profesionale.

Mirëpo ajo nuk është kursyer aspak që të tregojë edhe shprehjen më të përdorur shqip në shtëpinë e saj.

“Çka ka me ngrënë”, është shprehur në gjuhën shqipe këngëtarja e “Levitating”. Jo vetëm kaq, por ajo tha se nëna e saj është një kuzhiniere shumë e mirë.

Madje, mamaja përgatit shumë ushqime tradicionale shqiptare në shtëpinë e tyre.

Ndër të tjera, Dua Lipa ka thënë se është “single”.

Kujtojmë që ylli me famë botërore ka qenë në një lidhje me Anwar Hadid, vëllain e modeleve të famshme Gigi dhe Bella Hadid.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top