SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shumën marramendëse që u mblodh në event.

Festa e përvitshme e Elton John pas çmimeve “Oscars”, këtë herë ishte pak më ndryshe për shkak të masave nga Covid-19. Ky event zakonisht mbahet në Los Angeles menjëherë pas ceremonisë “Oscars”, por këtë vit Elton mbajti një event në Londër, që u transmetua online. I gjithë ky organizim u mbajt për të mbledhur para për fondacionin e Elton John që ndihmon të prekurit nga SIDA.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Dua tregoi se mbrëmja e bamirësisë tashmë ka mbledhur 3 milionë dollarë për të luftuar HIV/SIDA.

“EJAF mblodhi 3 milionë dollarë për të luftuar HIV / AIDS faleminderit të gjithëve që më ndoqët!”, shkroi Dua krahas fotove.

Në këtë festë, këngëtarja shqiptare tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Dua nuk veshi vetëm një fustan për mbrëmjen, por dy të punuar nga “Balenciaga”. Fustani i parë ishte shumë i ndritshëm dhe e kishte shoqëruar me bizhuteri të njëjta dhe një palë këpucë të bardha. Ndërsa fustani i zi ishte në ngjyrë të zezë, që ishte i ngushtë deri në pjesën e këmbëve dhe poshtë vinte i fryrë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top