SHOWBIZ

“E lashë Gresën për Andin!” Stresi lëshon bombën e radhës 

Gresa Hoti dhe Arkimed Lusha i njohur si Stresi kanë qenë kryefjalë e mediave ditët e fundit për shkak të afrimitetit të tyre në “Big Brother Vip Kosova”.

Çështja vajti deri aty sa reperi e ftoi modelen në një takim romantik, për t’i thënë se kërkon ndihmën e saj për tu ribashkuar me Kejsin, ish-partneren e tij.

Mirëpo së fundmi Stresi ka lëshuar një tjetër deklaratë bombë, duke u shprehur se ai hoqi dorë nga Gresa për shkak të Andi Artanit.

“Andi po ndjen shumë për Gresën, prandaj hoqa dorë,”-është shprehu Stresi në një bisedë me Getinjon.

Kujtojmë që gjatë takimit romantik Stresi iu drejtua Gresës duke i thënë:

“Misioni im në “Big Brother”…. Mua s’ma ndjen për çmimin e parë. Unë kam ardhur këtu që të qetësohem si ti, sepse vij edhe unë nga një ndarje. Të dy kemi prindër, prindërit e tu e kuptojnë që ti je friendly, që shkon mirë me mua. Unë po luftoj realisht që të ribashkohem me ish të fejuarën time. Edhe ti do më ndihmosh”- u shpreh Stresi.

Më herët në një bisedë me aktoren Shota Baraliu, Stresi theksoi se Gresën e do vetëm si shoqe.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top