SHOWBIZ

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz në pritje të fëmijës së parë?

Që pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë padiskutim një ndër çiftet më të komentuar. Einxhel ka publikuar një video me momentet më të ëmbla të tyre brenda BBV si dhe ka shkruar disa fjalë të bukura për Dagz, pikërisht për ditëlindjen e tij. Ajo uron që Dagz të jetë përherë i lumtur si dhe thekson se ajo nuk ka ndërmerr të jetoj asnjë ditë pa atë. Teksa ky urim është kaq i ëmbël ne nuk mund të rrinim pa i vënë re disa detaje që na bëjnë të dyshojmë se dyshja janë në pritje të një fëmije.

Si fillim urimin e saj Einxhel e mbyll me shkrimin “We love you”, që do të thotë “të duam” pra në shumës. Ajo gjithashtu thotë se do mundohet që vitet në vijim ëndrrat e tij të bëhen realitet dhe se tashmë i ka bërë realitet dy prej tyre. Mos ndoshta e ka fjalën se dëshira e parë ishte të gjente dashurinë e vërtetë dhe e dyta të kishin një fëmijë? Einxhel gjithashtu postoi disa foto para disa ditësh ku tregonte se nuk ndihej shumë mirë…

Dhe komentet mes Einxhel dhe motrës së Dj Dagz janë po aq dyshuese teksa ajo shkruan se vëllait të saj ju plotësuan dy ëndrra në këtë 30-vjetor. Einxhel i përgjigjet se është shumë emocionale këto ditë.

“Jam e lumtur të gëzojmë të gjithë bashkë një kapitull të ri të njeriut që duam aq shumë e na bëri një familje bashkë. Mezi pres të festojmë të gjithë së bashku”.

Shumë fansa kanë vënë re këto detaje dhe komentet e shumta nuk kanë munguar. Por pas kësaj Einxhel ka edituar postimin e saj duke na konfuzuar akoma më shumë. Megjithatë këto mbeten akoma në kuadrin e aludimeve pasi çifti nuk kanë konfirmuar asgjë akoma.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top