SHOWBIZ

Elgit Doda ka një kërkesë te kryeministri për konkurentet e përputhen.

Shumë personazhe të “Për’puthen” e kanë përdorur famën e tyre për t’u përfshirë në tregun muzikor. Pavarësisht nëse kanë apo jo talent për këndim, shumë prej tyre kanë publikuar të paktën një këngë deri më tani. 

Të fundit që kanë nxjerrë këngë dhe që nuk e prisnim aspak të ndërmerrnin këtë hap, janë Luljeta dhe Ndriçimi nga “Për’puthen +40”. Të dy ata publikuan këngën me titull “S’ta jap”, që nga një pjesë e madhe e publikut nuk u prit fare mirë. Përveç mungesës së talentit të “këngëtarëve”, kënga u kritikua edhe për tekstin e saj të dobët e shumë banal.

Së fundmi, Elgit Doda ka reagura i revoltuar për këngën e fundit të dyshes së “Për’puthen +40”. Ai ka postuar një pjesë të këngës në Instagramin e tij dhe përkrah ka shkruar:

“Degjenerimi ka kaluar kufijtë. Edi Rama më le nja 2 ditë kryeministër sa të sistemoj nja 2 gjëra”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top