SHOWBIZ

Elita Rudi tregoi emrin e këngëtares me të cilën Gjiko s’duhet të bashkëpunojë dhe e ka një arsye!

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko ishin të ftuarit e Luana Vjollcës në emisionin e së shtunës “Shiko Kush Luan”.

Elita s’mundi t’i shpëtonte pyetjeve të vështira gjatë sfidës “Ndaje ose French Kiss”, ku çiftet duhet të putheshin nëse refuzonin t’i përgjigjeshin pyetjeve pikante.

“Elita,meqenëse Gjiko nuk donte të që ti të intervistoje Milaim Zekën,ndaje me ne sot në “Shiko Kush Luan” emrin e këngëtares shqiptare që nuk do ta lejoje kurrë bashkëshortin tënd të bashkëpunonte,si dhe emrin e këngëtares që mendon që do prodhonte sukses si dyshe”, ishte pyetja për moderatoren.

Ajo u shpreh se do t’i pëlqente një bashkëpunim i Gjikos me Dhurata Dorën pasi do të prodhonte shumë sukses, ndërsa përsa i përket emrin tjetër, zgjodhi Remzije Osmanin.

Mirëpo, Elita nuk e vonoi edhe një shpjegim duke treguar se arsyeja e vetme pse s’do të donte t’i shihte në bashkëpunim është fakti që kanë stile të ndryshme dhe nuk përshtaten aspak në një projekt.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top