Prej javësh përflitej se Elvana Gjata dhe Ylli Limani do të vinin me një bashkëpunim për herë të parë. Zërat u shtuan akoma më shumë pasi Ylli komentoi në një foto të Elvanës. Kjo e fundit postoi disa fotografi të saj dhe përkrah shkroi: “Përshëndetje!“.
“E di“, i komentoi Ylli, ndërsa Elvana ia ktheu: “Marre po të them!“. Më pas Ylli vazhdoi më tej, duke komentuar sërish: “Unë jam ka t’thom që e di!“.

Elvana dhe Ylli kanë bërë të njëjtin postim në Instastory, pothuajse në të njëjtën kohë.
“Të shtunën… X2“, shkruajnë ata shoqëruar me emojin e një ore.


