SHOWBIZ

Elvana Gjata bën veprimin e papritur ndaj Noizy-t pas koncertit të tij

Rreth 14 vite më parë, reperi i njohur Noizy ka sharë Elvana Gjatën në një prej këngëve të tij. Gjatë asaj kohe, Elvana ishte pjesë e grupit “Baba Stars”, gjë që solli edhe një hatërmbetje mes artistëve, hatërmbetje që vahdoi për disa kohë.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Noizy zbuloi se tashmë gjërat mes tyre janë sqaruar.

“Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë. Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike”, tha reperi.

Ata tashmë janë kthyer në miq dhe kolegë shumë të mirë. Kjo u konfirmua edhe nga veprimi i fundit i Elvana Gjatës, që erdhi fill pas koncertit të  Noiz-t, “Alpha Show”.

Me anë të një postimi në Instastory Elvana shkruan: “Kur beson shumë dhe punon edhe më shumë për atë beson! Këmbëngulje! Midis Tirone!”.

Më pas Noizy e ka ripostuar story-n, ku e ka cilësuar Elvana Gjatën si “ikonë.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top