SHOWBIZ

Enca dhe Ardian Bujupi po vijnë me një bashkëpunim?

Si Enca po ashtu edhe Ardian Bujupi numërojnë shumë bashkëpunime në karrierën e tyre muzikore.

Mbrëmjen e djeshme dy këngëtarët janë lidhur me njëri-tjetrin gjatë një videoje live në Instagram. Teksa ishin duke biseduar me njëri-tjetrin, Enca pyeti fansat “Si mendoni për një bashkëpunim mes nesh?”. Kaq mjaftoi dhe ndjekësit e tyre nisën menjëherë nga komentet, duke u shprehur shumë të kënaqur nëse dy këngëtarët do të vinin vërtetë me një bashkëpunim.

Pas videos live në Instagram, Enca dhe Ardiani publikuan në profilet e tyre projektet e fundit muzikore të njëri-tjetrit, diçka që i shton akoma më shumë dyshimet se ata kanë “gatuar” diçka së bashku.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top