SHOWBIZ

Enca dhe Bearti shfaqen bashkë.

Këngëtarja kishte përzgjedhur si protagonist për klipin e saj ish-konkurrentin e “Për’puthen” Beart Rexhepi. Në videolip ata të dy shfaqen në skena shumë të nxehta dhe duke bërë lëvizje provokuese në një shtrat.

Teksa të gjithë mendonin se dyshja ishte bërë bashkë vetëm për klipin, mesa duket raporti i tyre s’ka mbetur vetëm në kufinjtë e bashkëpunimit.

Së fundmi Enca ka publikuar një video teksa shihet duke udhëtuar xhiro me makinë me Beartin që këto ditë është në Shqipëri.

“Ç’është ky djalë seksi” – dëgjohet duke thënë Enca nga makina teksa Bearti ka ndaluar për të blerë diçka në një dyqan teksa ka sfiduar ndjekësit nëse mund t’i gjejnë në Tiranë.

Nuk dihet akoma nëse bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim tjetër, miqësi mes tyre apo diçka më shumë, kjo mbetet për t’u parë me kohën.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top