SHOWBIZ

Enca dhe Noizy në listën e artistëve me klikime të blera?

Pak kohë më parë një deklaratë rrufe e CEO-s së “Acromax”, Aldor Nini ngjalli reagime të shumta në rrjet.

Në një intervistë për programin “Ndryshe”, ai foli pikërisht për klikimet e blera nga artistët shqiptarë në këngët e tyre. Jo vetëm kaq, por ai zbuloi edhe një listë emrash të artistëve që blejnë klikime.

Ndër emrat e parë ai përmendi Alban Ramosajn, Ardit Çunin dhe vetë Ledri Vulën.

Në vazhdën e këtyre deklaratave, i ftuar në “Glamour Zone” në Rtv Ora, Nini u pyet edhe në lidhje me dy emra shumë të njohur që përfliten për klikime të blera. Bëhet fjalë për Noizy-n dhe Enca Haxhian.

Mirëpo për të gjithë dyshuesit, Ceo i “Acromax” u shpreh se asnjëri nga ata nuk i ka të blera.

“Noizy ka klikime reale, Sinan Hoxha dhe Meda gjithashtu. Mund të përmend edhe Encën. Pavarësisht asaj që thuhet në publik, por Enca i ka klikimet reale,”- shtoi Aldor Nini.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top