SHOWBIZ

Enca Haxhia merr dedikimin e ëmbël nga i dashuri

Së fundmi ka qenë vetë këngëtarja e cila ka ndarë në Instagram një mesazh romantik që partneri i saj i ka lënë në një letër. “Faleminderit që je e imja,”-shkruhet në letër.

Një gjest shumë domethënës që sigurisht edhe Encën duket se e ka bërë të ndihet shumë mirë nga reagimi i saj.

Enca Haxhia gjithmonë ka qenë diskrete sa i përket jetës së saj private dhe asnjëherë nuk ka folur për jetën e saj dashurore. Mirëpo me këtë veprim të fundit, ajo duket se nuk e ka ndërmend ta fsheh se është shumë e lumtur me marrëdhënien e saj, thjesht po i qëndron larg vëmendjes së tepruar.

Përsa i përket karrierës së saj muzikore, prej kohësh ajo ka marrë një pauzë duke shijuar pushimet e njëpasnjëshme në vende ekzotike apo edhe në ishujt grek.

Kënga e saj e fundit e titulluar “Rakia” daton një vit më parë. Enca shpesh është përfolur edhe për blerjen e klikimeve, mirëpo në një intervistë së fundmi CEO i “Acromax”, Aldor Nini e hodhi poshtë këtë duke u shprehur se pavarësisht asaj që thuhet në publik, por Enca i ka klikimet reale.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top