Këngëtarja Enca Haxhia po rikthehet fuqishëm në muzikë, pas një pushimi të gjatë për shkak të ndërhyrjes në këmbë.
Ajo kreu një operacion të vështirë që i kushtoi një regjim shtrati, megjithatë kjo periudhë në shtëpi ka qenë tepër produktive për Encën.
Këngëtarja ka punuar për shumë projekte të tjera, me njërin prej të cilëve na surprizoi sot. Projekti i parë i Encës për këtë vit titullohet “Nashta” dhe është publikuar fillimisht në platformën Spotify.

