SHOWBIZ

Endrit Çekiçi surprizon Megi Pojanin

Megi Pojani e ndezi skenën e “Dancing With The Stars” mbrëmjen e djeshme, me një samba. Ndonëse juria me vlerësimin e saj tregoi se kishte më shumë pritshmëri ndaj aktores, mesa duket dikujt tjetër po që i ka pëlqyer performanca e saj.

Në prapaskenë Megi është surprizuar nga një buqetë e madhe me trëndafila të kuq, krahas së cilës ka pozuar shumë e lumtur Pojani.

Fotot janë publikuar nga “News 31” dhe sigurisht nuk ngjan aspak si një buqetë normale. Pusulla që e shoqëronte buqetën me trëndafila të kuq ia shtonte akoma më shumë lezetin.

“Të dua, suksese sot e në vazhdim,” -shkruhej në letër.

Një gjest sigurisht shumë romantik që me siguri vjen nga Turqia dhe nga partneri i saj (ende i pakonfirmuar zyrtarisht), Endri Çekiçi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top