SHOWBIZ

Era Istrefi bie pre e një mashtrimi! 45-vjeçari i hiqet si polic, ja çfarë ndodhi me këngëtaren.

Era Istrefi duket se ka rënë pre e një mashtrimi ditët e fundit. Një 45-vjeçar i është paraqitur Erës si polic, ndërkohë që nuk punonte si i tillë.

Thuhet se ngjarja ka ndodhur para 6 ditësh, rreth orës 21:00, kur personi në fjalë e ka ndaluar këngëtaren në rrugë.

45-vjeçari i është paraqitur si polic dhe e ka përcjellë deri në lagjen “Marigona Residence”. Më pas ky person është larguar pa gjurmë, por më vonë është identifikuar nga policia dhe është arrestuar dje.

Deri më tani Istrefi nuk ka reaguar për ngjarjen dhe nuk dihen detaje të tjera në lidhje me të.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top