Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, njihet si një person që flet pa dorashka dhe është mjaft i hapur me ndjekësit e tij në rrjete sociale.
Së fundmi, ai zhvilloi një bisede virtuale me fansat e tij, ku u dha atyre mundësinë që ti bëjnë pyetje në InstaStory, disa prej të cilave ka zgjedhur që t’u përgjigjet publikisht.
Një ndër ndjekësit e tij e pyet këngëtarin: “Pse nuk ngrihet tash në protesta sepse mjaft kanë qëndruar mbyllur, ndërsa për zgjedhje virusi u zhduk”?
Përgjigja e Ermalit ishte epike, pasi u përgjigj në mënyrë të prerë duke thumbuar politikanët, të cilët në fushatë elektorale mblodhën aq shumë njerëz.
“Kur po ish në pyetje pushteti, po u harrojke shëndeti”, i është përgjigjur këngëtari Fejzullahu.

