Futbollisti i njohur, Eros Grezda ka konfirmuar lidhjen e tij të re të dashurisë. Madje, ai ka postuar në Instastory një foto me partneren e tij.

Romanca e Eros Grezdës dhe Ajsel Abazit paska arritur në një stad tjetër. Dyshja duket se janë prezantuar me familjarët e njëri-tjetrit, ose të paktën futbollisti po.
Së fundmi aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman ka ndarë një foto në Instagramin e tij ku duket krah për krah me Eros Grezdën. Krahas imazhit në një nga stadiumet e Stambollit, aktori shkruan:
“Njihuni me vëllain tim të ri.”
Tolgahan është partneri i Almeda Abazit, e cila është kushërira e të dashurës së re të Grezdës, Ajselit.
Mesa duket futbollisti shqiptar kalon shumë kohë edhe me të afërmit e partneres, aq sa ka krijuar një lidhje të ngushtë edhe me Sayisman.
