SHOWBIZ

Fejohet Taylor Swift?

Taylor Swift thuhet se është fejuar me të dashurin e saj Joe Alwyn, sipas “The Sun”.

“The Sun” pretendon se dyshja i kanë treguar vetëm rrethit të tyre të ngushtë.

Një burim i afërt i tyre tha: “Në thelb, ata i treguan vetëm të afërmve të familjes dhe miqve të besuar, pikërisht miqve të vjetër,” tha burimi. “Të gjithë janë betuar gjithashtu për fshehtësi të këtij lajmi”.

Burimi më tej tregon se këngëtarja mban unazën e fejesës në gisht vetëm kur ndodhet larg kamerave.

“Ata duan që dashuria e tyre të qëndrojë sa më larg kamerave. Dhe nëse ata vendosin të betohen për dashuri të përjetshme, sigurisht që nuk do të ketë asnjë ‘cover’ të tyre për Vogue, Rolling Stone ose Hello!”.

Page Six ka kontaktuar përfaqësuesit e Swift dhe Alwyn për një koment.

“Dua të them, e vërteta është, nëse përgjigja do të ishte po, nuk do të thoja, dhe nëse përgjigja ishte jo, nuk do të thoja asgjë.”- thotë një i afërt.

Në shkurt, “Life & Style” ishte media e parë që raportoi se Swift dhe Alwyn ishin fejuar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top