SHOWBIZ

Fero dhe Genta zbulojnë surprizën, e cila tashmë ka një datë publikimi!

Genta Ismajli ka paralajmëruar prej kohësh se do të sjellë një projekt muzikor në bashkëpunim me reperin e njohur, Fero.

Është bërë e ditur se projekti i tyre pritet të lançohet së shpejti. Ky lajm është njoftuar nga partneri i Gentës, Huseyin Usta, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij një postim në InstaStory.

Mesa duket kënga do jetë pjesë e albumit të ri të Feros të quajtur “Goat”.

Dy këngëtarët që vijnë nga i njëjti qytet, janë përfolur edhe më herët për një duet të mundshëm, pas një fotografie që qarkulloi në Internet dhe duket se ka ardhur koha që planet të vijnë në jetë.

Në postimet e tyre në rrjete sociale, dyshja ka treguar se kënga do të titullohet “Stay tune” dhe do të lançohet këtë të shtunë.

Gjithashtu, ata kanë zbuluar edhe një pjesë të vogël të videoklipit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top