SHOWBIZ

Fifi dhe Adisi në pritje të fëmijës së tyre të parë?

Këngëtarja Filloreta Raçi (Fifi) dhe partneri i saj Adis Patushi janë përfolur gjatë në mediat rozë që pasi dolën publikisht si çift.

Deklaratat dhe postimet e tyre në rrjetet sociale kanë tërhequr jo pak vëmendje, ndërsa së fundmi një tjetër lajm rreth çiftit po qarkullon me shpejtësi në rrjet.

‘Albeu.com’, raporton se çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku pasi Fifi është shtatzënë.

Theksojmë se ende nuk ka asnjë reagim nga vetë Fifi apo Adisi, dhe kjo nuk është hera e parë të ata përfliten se do të bëhen me fëmijë.

Disa muaj më parë postimet e tyre ku etiketonin njëri-tjetrin si “mami dhe babi”, bënë xhiron e rrjetit dhe nxitën dyshimet se çifti po presin një fëmijë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top