SHOWBIZ

Fifi drejtuar fansave:“Kam 11 muaj pa punë”.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, publikoi dje një video nga një koncert që ka mbajtur për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në videon që këngëtarja publikoi dalloheshin qindra qytetarë që festonin dhe kërcenin nën ritmet e këngëve patriotike që ajo këndonte, duke thyer çdo rregull të pandemisë që po e vuan i gjithë rruzulli tokësor.

Pas publikimit të videos, kanë qenë të shumta kritikat drejtuar këngëtares, e cila sipas tyre nuk ka marrë parasysh pasojat që mund të ketë sjellë gjithë ky tubim njerëzish.

Sulmeve drejtuar saj, Fifi iu përgjigj me disa video në InstaStory, ku sipas saj ajo ka sakrifikuar duke rrezikuar veten në mes të gjithë atyre individëve pa maska që përqafoheshin e festonin Pavarësinë.

“Mos prekni aty ku nuk duhet, se jam 11 muaj pa punë, unë dhe të gjithë artistët e tjerë”, u është drejtuar Fifi ndjekësve të saj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top