SHOWBIZ

Fifi reagon e revoltuar ndaj komenteve të njerëzve për Adisin

Filloreta Raçi e njohur ndryshe si Fifi është gjithnjë pranë të dashurit të saj, Adis Patushit. Mirëpo, së fundmi këngëtarja ka marrë kritika dhe ofendime, ku një ndër to e ka shpërndarë në “Story”.

“Na ke lodhur k*rin me atë 50-vjeçar që ka fëmijë e mundohesh t’i ngelësh në dorë me zor. Ik vëllaçko mos u shit lovely në rrjete sociale.”– i shkruan nje djekës. Ndërkohë Fifi ka reaguar: Si puna e mesazhit paraprak marr minimalisht 100 në ditë… Tmerr domethënë!

Por Fifi nuk e ka ndalur me kaq!

“Më keni lodhur… Krahasimet tuaja nivel zero… Opinionet një turp… shumica që komentojnë? Po janë profile fallco që 99% janë njerëz që unë i njoh…”-

Më tej, ajo ka postuar edhe një shkrim të shkurtër për Adisin.

“Adisi është baba dhe ka një fëmijë? Po dhe do t’ia respektoj fëmijën si të jetë i imi, përndryshe do të thotë që se dua njeriun që kam në krah. Adisi ka qenë i martuar? Po ka qenë, por s’i kam ndarë unë shyqyr se e di shumë mirë çfarë do ndodhte…”

“Fifi ti po e poston shumë… s’bën… turp… tmerr… lidhje që do zgjasi dy muaj… mos e puth…. Hapi sytë Adis shiko prej kujt në kë ke rënë… Fifi është k*rvë… Fifi është e shëmtuar…. Fifi është e dështuar…. Fifi ktej Fifi andej… O Fif ç’do me këtë burrë të martuar… O Fif a s’pate ndonjë djalë beqar po shkove e gjete me fëmijë…”- shkruan ajo.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top