SHOWBIZ

Fifi rrëfehet për jetën personale dhe ndan një shqetësim serioz me ndjekësit.

Vetëm pak ditë më parë,e ftuar në “Roped with Olsi”,Fifi është rrëfyer pa dorëza për jetën e saj personale dhe ka ndarë detaje që nuk i dinim më herët.

 I dashuri i saj jeton në Gjermani dhe nisur nga kjo, Olsi e pyeti nëse do hiqte dorë nga karriera në Shqipëri për tu zhvendosur në Kosovë ose Gjermani.

 Ajo u përgjigj pozitivisht, duke thënë se ka jetuar në Gjermani dhe me shumë deshirë do të rikthehej.

Ndër të tjera asaj ju bë edhe një lojë, ku i duhej të zgjidhte mes 3 personave dhe papritur në ekran u shfaqën: Flor Mumajesi, Stresi dhe i dashuri i saj Xhuljo, kurse pyetja ishte “Me cilin nga këto personazhe këtu ti ke patur një romancë?”

Fifi u pergjigj kështu:

Sipas portaleve me të 3. Me Stresin e kam sqaruar se nuk kam patur asgjë. Por, e kam shumë mik. Flori është artist dhe e kam shumë përzemër. E kam pikë të dobët artistikisht dhe shoqërisht. Ky djali që është në këtë foto është një shok i imi shumë i mirë edhe nuk kisha dashur me fol shumë, veç e luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën time.

Fifi është penduar që ka treguar kaq shumë dhe që fjalët e saj janë keqinterpretuar.

Ndaj, në një postim të gjatë në InstaStory ajo sqaron se është e dashuruar, por s’ka asgjë më shumë dhe vetëm kur të ketë diçka konktrete do të tregojë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top