SHOWBIZ

Filluan komentet ngacmuese të Loredanës dhe Mozzik në rrjete sociale?

Loredana dhe Mozzik kanë disa muaj që janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, por këtë fakt nuk e kanë pranuar ende me gojën e tyre. Ata kaluan disa ditë pushime së bashku në Milano dhe Dubai dhe sigurisht në këtë udhëtim nuk mungoi as e vogla e tyre, Hana.

Megjithëse nuk publikuan foto së bashku, në Instastory kishte shumë detaje që tregonin se ishin në çdo moment me njëri-tjetrin.

Së fundmi, Loredana ndau në InstaStory dy foto të vjetra të shkrepura me partnerin e saj dhe zgjodhi të mos e tregonte portretin e tij. Mirëpo, duart e Mozzik ishin në fytyrën e Loredanës dhe kaq u desh që fotot të bënin xhiron e rrjetit.

Në fotot e fundit të Mozzik, e gjithë vëmendja shkoi tek komenti plot humor i Loredanës.

“Veshi më i vogël se i Hanës”- shkroi ai, duke i bërë të gjithë të qeshin.

“Jeta është e mirë”- shkroi Mozzik krahas fotos së tij, ndërsa ndjekësit shtuan se për të, jeta është më e mirë me Loredanën.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top