SHOWBIZ

Finem e ka gati “diss-in” për këtë reper

Klejdi Dogjani ose siç e njohim ne Finemi është një ndër artistët e rinj që ka bërë bujë në industrinë tonë muzikore.

Ai u bë i njohur me këngët e tij rrep, ndonëse gjatë rrugës e kemi dëgjuar edhe me balada apo këngë më ritmike.

Bashkëpunimi i tij i fundit ishte “Milano” së bashku me Melinda Ademin. Pa kaluar akoma një muaj nga ky projekt, reperi i ka përveshur mangët dhe këtë herë do të vijë me një këngë më të “rëndë”.

Burime për “Prive” bëjnë me dije se Finem do të sjellë së shpejti një “diss”. Ndonëse nuk u zbuluan më shumë detaje rreth projektit të ri, mendohet se ky do të jetë një dis i hapur për Xhonatan Isufin e njohur si Don Xhoni.

Kujtojmë që një vit më bënë xhiron e rrjetit disa pamje nga një sherr në mes të Tiranës, ku protagonist ishin pikërisht dy reperët, Finem dhe Don Xhoni.

Gjithçka nisi pas një deklarate që Finem bëri në një emision televiziv. Reperi iu përgjigj një pyetje se kush ishte një prej artistëve që sipas tij kishte marrë famë kot dhe ai zgjodhi Don Xhonin. Përplasja vijoi dhe në rrjetet sociale duke u degjeneruar deri në sherr fizik.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top